Mallorca më në fund arrin fitore, Muriqi me notën më të dobët NULL NULL 27.09.2025 21:06 27.09.2025 21:06 Mallorca ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Alavesit në La Liga me rezultat 1:0 në stadiumin “Son Moix”. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, luajti 68 minuta në këtë fitore, ndonëse pati paraqitje goxha të dobët, duke u vlerësuar me notën më të ulët në skuadër nga faqja “Flashscore”. Goli i fitores erdhi në minutën e 37-të nga Asano. Falë kësaj fitoreje, skuadra nga ishulli ka grumbulluar 5 pikë nga 7 ndeshje dhe zë vendin e 17 në tabelë. Alaves gjendet në vendin e 10 me 8 pikë nga 7 ndeshje. /Klankosova.tv