Mallorca e Muriqit mposht Real Madridin NULL NULL 05.02.2023 15:59 05.02.2023 15:59 Klubi Mallorca ka mposhtur Real Madridin, me rezultat minimal 1-0, me të vetmin gol që u shënua në minutën e 13-të, ku i përfshirë ishte edhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. Fillimisht u mendua se Muriqi e shënoi golin, por më pas goli u regjistrua si autogol nga mbrojtësi i Real Madridit, Nacho. Edhe pse Reali provoi të shënoj gjatë gjithë ndeshjes, një gjë e tillë nuk ndodhi. Asensio humbi një penallti për Realin, në pjesën e dytë. Tani Reali (vendi i dytë) është 15 pikë larg Barcelonës (vendi i parë) në tabelë,ndërsa Mallorca në të dhjetin, me 28 pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.