Malishevë: Nesër hapen shkollat në Kijevë dhe Damanek NULL NULL 11.10.2020 18:19 11.10.2020 18:19 Që nga dita e nesërme do të hapen dy shkollat në Damanek dhe në Kijevë të Malishevës. Kështu vendosi sot Task-Forca komunale për arsim në takimin e mbajtur sot pasdite, njofton Klan Kosova Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativë, ndërsa edhe nxënësit, përjashtuar dy raste, kanë rezultuar negativë. Bazuar në të dhënat zyrtare të komunikimit me IKSHPK, nga 178 teste të realizuara me stafin e mësimdhënësve dhe nxënësve në shkollën e Damanekut, vetëm dy raste kanë rezultuar pozitiv me covid-19 dhe të dy rastet janë izoluar. Situata me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është e menaxhueshme, ndërsa gjendja e përgjithshme është kjo: Nga 256 raste të regjistruara me COVID-19, deri më sot janë shëruar 223 persona, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktiv me COVID-19 janë nëntë persona.