Malisheva mposht liderët midis Prishtinës NULL NULL 22.11.2025 19:53 22.11.2025 19:53 FOTO: KF Malisheva Prishtina ka pësuar humbje në “Fadil Vokrri” nga Malisheva në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës në futboll. Lideret fillimisht u befasuan nga goli i Assane Diattas në minutën e pestë. Kur po mundoheshin të gjenin golin e barazimit, ata pranuan golin e dytë. 15 minuta pas golit të Diattas, këtë herë ishte Altin Aliu që u dha goditjen kryeqytetasve nga pika e bardhë. Vendësit u orvatën të gjejnë golin në pjesën e dytë, mirëpo malishevasit ikën me tri pikë.