Malisheva ia thellon krizën Llapit NULL NULL 22.03.2026 15:17 22.03.2026 15:17 Malisheva ka arritur fitore 2–0 në shtëpi përballë Llapit. Skuadra e trajnerit Elon Berisha dominoi nga fillimi i ndeshjes duke krijuar disa mundësi shënimi me Diattan, Xhylanin e Zekën. Goli për Malishevën erdhi në pjesën e dytë kur realizoi mbrojtësi Donart Vitija me vollej pas zhvillimit të një këndoreje. Në minutën e 69-të Malisheva shënoi sërish, autor i golit ishte Mevlan Zeka pas një asisti brilant të Valmir Nafiut. Malisheva me këtë fitore ka 40 pikë në vendin e katërt, ndërsa Llapi është në zonën e barazhit në vendin e tetë me 29 pikë./Klankosova.tv