Maliqi (HANDIKOS): Presim përmirësim të gjendjes shëndetësore të personave me aftësi të kufizuara NULL NULL 01.12.2021 19:16 01.12.2021 19:16 Viti i ardhshëm do të konsiderohet vit i personave me aftësi të kufizuara. Ky vendim është marrë dje në një mbledhje elektronike të Qeverisë së Kosovës, ndërsa kryeministri Albin Kurti u zotua se do të punojnë për një shoqëri, ku të gjithë do të trajtohen të barabartë, njofton Klankosova.tv. Për drejtorin e HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, kjo gjë po vlerësohet tejet e rëndësishme dhe për Info Magazine ai deklaroi se pritjet për vitin 2022 lidhur me këtë çështje janë shumë të mëdha. ”Ky vit nënkupton sensibilizimin, jo vetëm të institucioneve, por edhe të shoqërisë në përgjithësi”. ”Meqenëse ka aktivitete të shumta, ne presim që gjatë vitit 2022 të ketë rol shumë të madh përmirësimi i gjendjes shëndetësore të personave me aftësi të kufizuara në ofrimin e shërbimeve dhe çështjeve të ndryshme që i preokupojnë ata”. ”Pastaj është mirëqenia, arsimimi, është drejtësia, qasja, përmirësimi i kuadrit ligjor në përgjithësi”. Megjithatë, ai specifikon një çështje tejet madhore, e cila do të duhej të trajtohej me prioritet për këtë kategori, njofton Klankosova.tv. ”Njëkohësisht apo diçka që ia vlen, përfshirja e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që i bie, amendamentimi i kësaj konvente në kushtetutën e vendit tonë”.
Big Brother VIP Xhuli: Gabimi im më i madh këtu është ofendimi që i bëra Stresit duke e quajtur "legen" (VIDEO) 01/02/2023
Big Brother VIP Andi-Gresës: A e din kur njeriu është për ty? Kur gjendet për ty edhe në momentet më të vështira (VIDEO) 01/02/2023