Maliqi: Dyshoj që votat e diasporës nuk janë të sakta (VIDEO) NULL NULL 28.02.2025 08:55 28.02.2025 08:55 Foto: REL Analistja Afërdita Maliqi ka shprehur shqetësime lidhur me votat e diasporës, duke ngritur dyshime mbi procesin dhe mënyrën se si janë menaxhuar votimet jashtë vendit. Sipas saj, shumica e konsullatave tashmë punojnë me një staf të emëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, që përfshin aktivistë ose mbështetës të partisë, gjë që mund të ndikojë në rezultatet e votimeve. “Kjo mund të jetë një nga arsyet pse shumica e votave të diasporës po janë për VV”, tha ajo, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova. Maliqi poashtu përmendi pamjet e publikuara nga procesi i votimit në konsullata dhe votimit me postë, duke theksuar se ka pasur dyshime për tenderin e mbajtjes së votave. “Fillimisht tenderi u anulua dhe më pas iu dha një kompanie tjetër, çka domethënë lë dyshime”, shtoi ajo, transmeton Klankosova.tv. Ndiqni deklaratën e plotë, në videon vijuese: