Mali i Zi: Autobusi del nga rruga, vdesin dy persona NULL NULL 19.09.2023 14:35 19.09.2023 14:35 Një aksident i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi. Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e daljes së një autobusi nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në qytetin e Obzovicës, në rrugën Budvë-Cetinje. Sipas televizionit Vijesti, 17 persona janë të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim në spitalin e Cetinjes, derisa njëri i lënduar rëndë është transferuar në Qendren Klinike në Podgoricë përcjell Klankosova.tv Raportohet se në autobus gjendeshin 35 udhëtarë, në mesin e tyre nuk kishte fëmijë. Shoferi i autobusit është ndaluar nga policia. Ai iu tha ekipit mjekësor se kishte ndjerë dhimbje të forta në pjesën e pasme të kokës. Më pas ai tha se autobusi kishte goditur mbrojtësen e djathtë të rrugës duke përfunduar në përrockë. Televizioni në fjalë raportohet se ekipet emergjente janë në pritje të mjetit për tërheqjen e autobusit nga gremina. Sipas atyre aty do të kontrollohet nëse dikush ka mbetur poshtë autobusit si pasojë e aksidentit, përcjell Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rusia vazhdon propagandën, i kapet BE-së dhe Kurtit se po e akuzojnë padrejtësisht Serbinë 16 minuta më parë
Kosova Spanja beson se samitet e Granadës do të jenë pikë kthese për të ardhmen e Evropës 59 minuta më parë