Makinat e para të fituesit në botë (FOTO) NULL NULL 19.01.2016 13:00 19.01.2016 13:00 Në ditët e sotme, të ushtruarit në palestër është pjesë e rutinës ditore për shumë njerëz, mirëpo se edhe në periudhën viktoriane kishte ide për ndërtimin e pajisjeve për ushtrimin e muskujve, e dëshmojnë disa fotografi. Këto imazhe bardh e zi, prezantojnë krijimet e Dr. Gustav Zander, njeriu i cili i ka meritat për shpikjen e pajisjes së parë për fitnes. Të gjitha projektimet e Dr. Zanders, stimulojnë ushtrimin e pjesëve të ndryshme të trupit, transmeton Klan Kosova. Fotografitë janë realizuar në vitin 1892 dhe tani janë pronë e Muzeut Nacional për Shkencë dhe Teknologji në Stokholm. Dr. Zanders një fizikan dhe ortoped nga Suedia, qysh në atë kohë e kishte bërë me dije lidhjen e ngushtë që kanë ushtrimet fizike me shëndetin përgjithshëm.