Makina “fluturon” nga shpejtësia, përplaset me pemë dhe reklama, shpëtojnë qytetarët NULL NULL 05.03.2025 14:57 05.03.2025 14:57 Policia e Shqiperisë, foto ilustruese. Një aksident ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”. Një automjet tip fuoristradë ka qenë duke lëvizur me shpejtësi drejt qytetit ku për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Pas devijimit të papritur, mjeti ka përplasur dhe ka rrëzuar disa reklama dhe pemë në anë të rrugës, përpara se të përfundojë në një lavazh. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Goditja e fortë ka tronditur banorët dhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet, njofton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv. Policia ka mbërritur shpejt në vendngjarje dhe po kryen hetimet e para, duke marrë të dhëna dhe realizuar veprimet proceduriale në lidhje me aksidentin.