Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Makina e godet për vdekje një këmbësor në rrugën Lezhë – Laç

NULL NULL
09.01.2025 18:31

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë – Laç.

Automjeti e ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili dyshohet të ketë qenë në anë të rrugës dhe e ka marrë zvarrë me makinë për disa metra duke i shkaktuar plagë të mëdha në trup dhe kokë.

Për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin, shkruan TopChannel, transmeton klankosova.tv.

Ky është aksidenti i dytë brenda ditës që regjistrohet në Lezhë. Vetëm brenda një jave në Lezhë janë regjistruar 4 aksidente, ku dy prej tyre kanë pasur viktima.

lajme të ngjashme