Makina del nga rruga në Ersekë, plagoset shoferi me tre pasagjerë NULL NULL 25.09.2020 23:07 25.09.2020 23:07 Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Barmashit në Ersekë, ku një makinë ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga. Shoferi D. L., rreth 48 vjeç, banues në Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Subaru”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga përplasja janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe tre pasagjerë në mjet, konkretisht G. B; P. H., dhe F. K., banues në Pogradec. Ata u dërguan në spital ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, shkruan tch. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes 9 minuta më parë