Majlinda Kelmendi pranë medaljes në Abu Dhabi NULL NULL 24.10.2019 12:32 24.10.2019 12:32 Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka korrur tre fitore rresht me Ippon, në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo tani është në rrugë të mirë për të fituar medalje në këtë garë, njofton Klan Kosova. Xhudistja kosovare ndodhet në gjysmëfinale të kategorisë -52 kilogramë, ku do të takohet me Chelsie Gilles nga Britania e Madhe. Majlinda mposhti garueset Fofana (Bregu i Fildishtë), Kazyulina (Kazakistan), Park (Kore e Jugut). klankosova.tv