Majlinda Kelmendi nga sot qëndron e ngritur në shtatore në Pejë (VIDEO) NULL NULL 28.02.2020 20:06 28.02.2020 20:06 Ishte e para që i solli shtetit të ri një medalje olimpike, edhe atë të artë. E pos kësaj, për shkak të Majlinda Kelmendi, u lartësua flamuri i Kosovës, në Rusinë jomiqësore. Xhudistja ndër më të mirat në botë, i solli Republikës së saj edhe shumë gëzime tjera, njofton Klan Kosova. Duke qenë kështu, ajo u nderua në një mënyrë të pazakonshme deri tashti. Kelmendi është e para në shtetin e Kosovës që për së gjalli i bëhet statujë. Figura e saj u përurua në qendër të parkut në Pejë. Kronikë nga Emanuell Syla. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.