Majlinda Kelmendi: Karrierën e mbylla në mënyrën më të keqe

Majlinda Kelmendi: Karrierën e mbylla në mënyrën më të keqe

NULL NULL
2 months më parë

Kampionja olimpike, Majlinda Kelmendi, ka folur për garën e fundit të karrierës së saj si xhudiste.

Kelmendi tha se karrierën në aspektin sportiv e ka mbyllur në mënyrën më të keqe, e që thotë se nuk e ka merituar të ndodhte kështu.

Ajo tha se në vitin e fundit nuk është ndjerë mirë dhe për shkak të lëndimeve, ka qenë e lodhur fizikisht dhe psiçikisht, gjë që kanë ndikuar në paraqitjen e saj në Lojërat Olimpike në Tokio.

“Ka kohë që e kam mendu. Viti i fundit ka qenë i vështirë për mua. Në janar të këtij viti, i kam thënë Tonit që s’po du me garu mo, s’po ndihna mirë. Arsyeja kryesore kanë qenë lëndimet. Jam lodh shumë fizikisht dhe psiçikisht. Unë e kam ditë që Lojërat Olimpike në Tokio kanë me qenë gara e fundit dhe ashtu ka ndodhë”, tha Kelmendi në emisionin “Pressing” në T7.

Xhudistja e Artë tha se ceremonia e mbrëmshme, ku u nderua me urdhërin “Shote Galica”, e ka bërë të ndihet jashtëzakonisht mirë.

“Ceromonia e mbrëmshme ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Presidentja Osmani më ka nderuar shumë. Karrierën në aspektin sportiv, unë personalisht mendoj që e kam mbyllë në mënyrën më të keqe të mundshme dhe s’e kam meritu me ndodhë ashtu. Me shku në lojëra olimpike si një garuese me potenciale që me shku deri në finale dhe me ra në xhiro të parë, ndihesh shumë keq. Në anën tjetër, çmimi dhe nderimi që ma ka dhënë presidetja më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë”, shtoi ajo.