Majlinda e katërta në renditjen botërore të xhudos NULL NULL 28.10.2019 18:22 28.10.2019 18:22 RIO DE JANEIRO, BRAZIL - AUGUST 07: Majlinda Kelmendi of Kosovo (blue) celebrates winning the gold medal against Odette Giuffrida of Italy during the Womens -52kg gold medal final on Day 2 of the Rio 2016 Olympic Games at Carioca Arena 2 on August 7, 2016 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images) Majlinda Kelmendi është ngjitur në renditjen botërore të xhudos pas Grand Slamit të Abu Dhabit. Javën që shkoi u mbajt Grand Slami i Abu Dhabit në xhudo, ku garuan katër xhudistë kosovarë. Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin xhudistët e Kosovës që morën pjesë në këtë Grand Slam. Por vetëm Majlinda, ajo që i solli Kosovës medalje, me të artën që e fitoi në duelin me italianen Odette Giuffrida. Federata Ndërkombëtare e Judos, ka publikuar renditjen e përditësuar ku ngritje ka shënuar vetëm Majlinda Kelmendi. Majlinda falë të artës tashmë është ngjitur në pozitën katërt, nga pozita e pestë, derisa në total i ka të grumblluara 5 mijë e 450 pikë, në kategorinë -52 kilogramë. Sa i përket pikëve olimpike, Majlinda tash ka 4 mijë e 152 pikë olimpike dhe renditet në pozitën e dytë, prapa vetëm japonezes Uta Abe.