Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Majko ndërpret aktivitetin politik për shkak të Kumanovës

NULL NULL
10.05.2015 22:37

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka braktisur çdo aktivitet të mundshëm politik gjatë ditës së sotme pasi siç thotë vetë deputeti, situata në Kumanovë i ka ndërprerë dëshirën për të bërë politikanin.

Majko është i vetmi politikan, i cili për shkak të situatës në Kumanovë ka braktisur aktivitetet politike duke u bërë kështu edhe një kundërshembull i të gjithë atyre që në mëngjes herët në ditën e sotshme të cilët u shpërndanë nëpër zonat elektorale.

Ata as nuk e kanë përmendur Kumanovën por kanë ecur në vazhdën e batutave dhe “thumbave” ndaj njëri-tjetrit, në kuadër të zgjedhjeve të 21 qershorit.

“Sot nuk kam ndërmend të zhvilloj aktivitete. Situata në Kumanovë të Maqedonisë ka ndërprerë dëshirën për të bërë politikanin”, shprehet Majko.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.