Mahmuti: Shtetrrethimi në Kumanovë, krim lufte NULL NULL 10.05.2015 13:01 10.05.2015 13:01 Kryetari i BDSH-së Bardhyl Mahmuti ka deklaruar se mbajtja në shtetrrethim të mbi 20 mijë shqiptarëve dhe imponimi që të qëndrojnë në territorin ku përdoren të gjitha mjetet e luftës tokësore dhe ajrore është një krim i rëndë lufte. Kryetari i BDSH-së Bardhyl Mahmuti ka thënë se po përcjellë me shqetësim indiferencën ndërkombëtare përballë shtetrrethimit të Lagjes së Trimave në Kumanovë nga forcat policore dhe ushtarake të diktaturës VMRO-BDI. “Askush nuk e di se çka ka ndodhur dhe çka është duke ndodhur me civilët shqiptarë në këtë lagje, askush nuk e di se sa civilë janë të vrarë dhe kush janë ata. Situata është tejet dramatike dhe mund të fshehë tragjedi të mëdha njerëzore. Mbajtja në shtetrrethim të mbi 20 mijë shqiptarëve dhe imponimi që të qëndrojnë në territorin ku përdoren të gjitha mjetet e luftës tokësore dhe ajrore është një krim i rëndë lufte. Prandaj, sensibilizimi ndërkombëtar i kësaj çështje është në interes të uljes së tensioneve të konstruktura nga ky regjim diktatorial”, tha Mahmuti. Mahmuti i ka ftuar institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe ato të Kosovës që të ushtrojnë ndikimin e tyre te institucionet relevante ndërkombëtare që të ndërhyjnë energjikisht për heqjen e shtetrrethimit dhe hedhjen dritë mbi atë që ka ndodhur me civilët shqiptarë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025