Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Magjia e Pedros mundëson remontadën e Chelseas

NULL NULL
31.01.2026 20:39

Chelsea ka fituar 3-2 ndaj West Ham Unitedit në xhiron e 24-t të Premier Ligës.

Çekanët patën avantazh të dyfishtë falë golave të Jarred Bowenit, 7’, dhe Cryscencio Summervillet, 36’.

Por kampioni i botës doli heroik në pjesën e dytë në “Stamford Bridge”, përmes një performance briliante të Joao Pedros.

Ai së pari ngushtoi epërsinë në minutën e 57-të, dhe pastaj erdhi barazimi 13 minuta më vonë përmes Marc Cucurellës.

Ndërkaq, në minutën e dytë shtesë shënoi Enzo Hernandez, i asistuar nga Pedroja.

Chelsea ngritët e katërta me 40 pikë, duke dhënë alarm në luftën për të zënë një vend në “Champions League”.

lajme të ngjashme