Magjia e Kupës së Botës për Klube në Artmotion, këto janë dy ndeshjet që transmetohen sonte NULL NULL 19.06.2025 16:43 19.06.2025 16:43 Magjia e Kupës së Botës për Klube, turne ky që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijë në ekranet tuaja edhe këtë mesnatë. Duke filluar nga ora 00:00, ekipi amerikan Seattle Sounders do të ballafaqohet me Atletico Madridin, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e parë në grupin B. Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Sport 1 në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, nga ora 03:00, në Sport 2 në Artmotion, kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain do të luajë kundër Botafogos, ku të dyja ekipet aktualisht kanë nga tri pikë dhe ndajnë pozitat një dhe dy. Parisi gjendet aktualisht në pozitën e parë për shkak të golaverazhit më të mirë, pasi në ndeshjen e parë e mposhti Seattle me rezultat 4-0, ndërsa Botafogo gjendet në vendin e dytë pas fitores prej 2:1 ndaj Atleticos. Ndeshjet që do të transmetohen sonte në Artmotion *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.