Madonna në lidhje me futbollistin 28-vjeçar? NULL NULL 14.08.2024 13:31 14.08.2024 13:31 Madonna është parë së fundmi me të dashurin e saj. Këngëtarja 65-vjeçare ishte e kapur dorë për dore me futbollistin 28-vjeçar, Akeem Morris, të martën në Portofino të Italisë, transmeton Klankosova.tv. Madonna dhe Akeem e kanë njohur njëri-tjetrin për vite me radhë, por thashethemet për lidhje nuk u qarkulluan deri në korrik të këtij viti. Madonna do të festojë ditëlindjen e saj të 66-të këtë javë në Portofino. Raportimet thonë se ajo po qëndron në pronën private të Dolce & Gabbana.