Madonna dhe Ben Stiller në mesin e yjeve që dhuruan para për viktimat në Zelandën e Re NULL NULL 18.03.2019 11:30 18.03.2019 11:30 Shumë të famshëm kanë dhuruar fonde për viktimat e sulmit terrorist në Zelandë të Re. Yje si Madonna dhe Ben Stiller kanë premtuar para për t’i ndihmuarit ata që u preken nga kjo ngjarje e tmerrshme që ndodhi javën e kaluar, transmeton Klan Kosova. Faqja GoFundMe ka arritur në 77 mijë dollarë, pasi Guy Oseary, menaxheri i Madonna’s, dhe grupi U2 dhuruan nga 18 mijë dollarë. Aktori Stiller, regjisori Judd Apatoë dhe aktori Ashton Kutcher, dhuruan nga një mijë dollarë. Donacione të tjera erdhën ngë Chris Rock, i cili dhuroi pesë mijë. Pas kësaj ngjarje të tmerrshme, Kim Kardashian iu bëri thirrje zyrtarëve të SHBA, të ndalojnë shitjen e armëve. Sulmi në dy xhami në Christchurch, mori jetën e 49 personave dhe la të paktën 48 të plagosur. Një person me emrin Brenton Tarrant është akuzuar dhe është paraqitur në gjykatë.