Madonna del nga spitali, ishte e sëmurë NULL NULL 29.06.2023 22:53 29.06.2023 22:53 Madonna është kthyer në shtëpi pasi u shtri në spital për shkak të gjendjes se keqe shëndetësore. Një burim për People ka thënë: “Ajo është kthyer në shtëpi dhe ndihet më mirë”. Të mërkurën, menaxheri i Madonna-s, Guy Oseary, njoftoi në llogarinë e tij në Instagram se Mbretëresha e Pop-it, 64 vjeç, u shtrua në spital të shtunën pasi pati një infeksion të rëndë bakterial. Ajo e anuloi edhe turin e saj të koncerteve, shkruan People, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS