Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Macron thotë se ka dëshmi që qeveria siriane sulmoi me armë kimike në Douma

NULL NULL
12.04.2018 23:30

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë se ka “dëshmi” se qeveria siriane sulmoi qytetin e Doumës me armë kimike fundjavën e kaluar.

Ai tha se do të vendoste “në kohën e duhur” nëse do të përgjigjej me sulme ajrore apo jo, njofton Klan Kosova.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov, ishte kundër “çdo hapi që mund të çojë në një përshkallëzim të tensioneve”.

Urinat dhe mostrat e gjakut nga viktimat e sulmit kanë rezultuar pozitive për lëndë kimike të përdorura në sulme në Douma.

Shtetet perëndimore mendohet të përgatiten për sulme raketore kundër regjimit të Assadit. Rusia e kundërshton fuqishëm këtë veprim, njofton Klan Kosova.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.