Macron thotë se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore NULL NULL 21.06.2025 14:02 21.06.2025 14:02 Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore, thotë Macron pas telefonatës me presidentin iranian Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se se ka pranuar një telefonatë nga homologu i tij iranian Masoud Pezeshkian. Macron thotë se ka rënë dakord të përshpejtojë negociatat midis fuqive evropiane dhe Iranit mbi programin e tij bërthamor të kontestuar. Në një postim në X, presidenti francez shton: “Unë po kërkoj: Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore dhe është detyrë e tij të ofrojë çdo garanci se qëllimet e tij janë paqësore”, transmeton Klankosova.tv Ai përfundon duke thënë se është “i bindur se ka një rrugëdalje nga lufta dhe për të shmangur rreziqe më të mëdha”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Konflikti Izrael - Iran në çmimet e naftës në Kosovë, Berjani: Pa panik, po shërbeheni me çmimet më të lira në regjion 56 sekonda më parë
Kosova Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb 15 minuta më parë