Macron thotë se Franca është ‘jofleksible’ për ambiciet bërthamore të Iranit NULL NULL 22.01.2020 15:19 22.01.2020 15:19 Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se Franca do të jetë jofleksibile në lidhje me ambiciet bërthamore të Iranit dhe se vendi i tij është i vendosur Teherani nuk do të sigurojë kurrë armë bërthamore. “Në kontekstin aktual, Franca është e vendosur që Irani kurrë të mos marrë një armë bërthamore, por gjithashtu që ne të shmangim çdo shkallëzim ushtarak në rajon,” tha Macron. Macron i bëri komentet në Jerusalem pasi takoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentin Reuven Rivlin përpara përkujtimeve që shënojnë 75 vjet nga çlirimi i kampit nazist të shfarosjes “Aushvic”, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë që presidenti iranin, Hassan Rouhani ka thënë gjatë ditës së sotme deklaroi se vendi i tij kurrë nuk do të kërkojë armë bërthamore me ose pa një marrëveshje bërthamore. . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Udhëtarët shqiptarë u bllokuan në Aeroportin e Beogradit: "Ne po vdesim këtu" (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve 7 minuta më parë
Lajme Gjendet i pajetë 23-vjeçari pranë liqenit të Shkopetit, dyshohet se makina e tij ka rënë në ujë 8 minuta më parë