Macron thekson nevojën për bisedime me Iranin në një telefonatë me Netanyahun NULL NULL 25.06.2025 20:45 25.06.2025 20:45 Presidenti francez, Emmanuel Macron i tha kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në një telefonatë se ai “theksoi rëndësinë që të gjitha palët të respektojnë armëpushimin aktual”. Macron tha se Franca dhe Izraeli ndajnë të njëjtin qëllim për të siguruar që Irani të mos pajiset kurrë me armë bërthamore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. “Për ta siguruar këtë me kalimin e kohës, unë theksova nevojën për t’u rikthyer në negociata – si për çështjet bërthamore ashtu edhe për ato balistike”, shkroi ai. Macron tha se ia ka përsëritur Netanyahut domosdoshmërinë e vendosjes së një armëpushimi në Gaza. “Lirimi i të gjitha pengjeve, qasja në shkallë të gjerë për ndihmë humanitare në Rripin e Gazës dhe ndjekja e një zgjidhjeje politike me dy shtete mbeten përparësi kryesore”, ka shkruar tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Shqipëria synon rritjen e buxhetit për ushtrinë në 5% të BPB-së në 10 vitet e ardhshme 25/06/2025
Kosova Kelmendi: Hoxhaj në Rubikon pro koalicionit me LVV-në, Memli në një studio tjetër kundër 25/06/2025