Macron shtyn shkuarjen në Tiranë, shkak sulmi terrorist në Francë NULL NULL 15.10.2023 17:06 15.10.2023 17:06 Presidenti francez Emmanuel Macron ka shtyrë ardhjen e tij në Tiranë për pasditen e së hënës. Shkak për këtë është bërë një sulm terrorist në Arras të Francës ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme. Presidenti francez pritej fillimisht të hënën në mëngjes te mbërrinte në Shqipëri për të marrë pjesë në samitin e 9-të të procesit të Berlinit. Në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë pritet të marrin pjesë gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Euronews