Macron: Rusia duhet ta pranojë marrëveshjen e armëpushimit NULL NULL 14.03.2025 20:12 14.03.2025 20:12 Presidenti francez, Emmanuel Macron. Foto nga arkivi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka kërkuar Rusisë që ta pranojë propozimin për armëpushim 30-ditor. Macron tha se gjatë ditës ka folur me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn dhe kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. “Rusia tani duhet të pranojë propozimin SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditor. Agresioni rus në Ukrainë duhet të marrë fund”, tha Macron, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Macron shtoi se Franca do të mabjë nesër një video-konferencë me Zelenskyn dhe Starmerin dhe partnerë të tjerë për ta vazhduar “punën për ta forcuar mbështetjen për Ukrainë dhe një paqe të qëndrueshme”.