Macron: Për pushimet verore është herët të flitet NULL NULL 05.05.2020 16:46 05.05.2020 16:46 French President Emmanuel Macron reacts as he delivers a statement after an international videoconference on vaccination at the Elysee Palace in Paris on the 49th day of a lockdown in France aimed at curbing the spread of COVID-19, caused by the novel coronavirus. (Photo by GONZALO FUENTES / POOL / AFP) (Photo by GONZALO FUENTES/POOL/AFP via Getty Images) Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se duhet rishikuar çështjen e pushimeve verore. Ai ka thënë se kjo duhet të bëhet më vonë dhe ka ftuar francezët që të mos bëjnë plane për t’i kaluar ato nëpër vende të tjera. “Ende s’e kemi fituar betejën me koronavirusin”, ka thënë Macron, shkruan CNN. “Ka një rënie. Kemi hyrë në një fazë të re. Tash është herët të flitet rreth pushimeve verore”. Macron ka theksuar se do të reduktohen udhëtimet ndërkombëtare edhe në periudhën e pushimeve verore. “Do të jemi krah evropianëve… nëse pandemia evoluon do të na duhet t’i rrisim reduktimet, por që tash është herët të thuhet. Do ta dimë në fillim të qershorit”.