Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Macron ndërron qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 19.01.2022 21:13

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka premtuar një qasje krejt tjetër të Bashkimit Evropian ndaj synimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që të antarësohen në BE.

“Evropa nuk mundet t’ia kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor. Ky rajon gjeografikisht e historikisht i takon Evropës. Ata kanë një të kaluar tragjike dhe të ardhme të ndritur dhe ndodhen në zemër të kontinentit evropian. Ata kanë plagë që na tregojnë se sa e brishtë paqja mund të jetë dhe sa i fortë Unioni ynë mund të jetë. Prandaj sot ne flasim për marrëdhëniet tona me Ballkanin Perëndimor dhe t’u japim perspektivë të qartë të antarësimit në Bashkimin Evropian,” tha Macron.

Gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian, ku paraqiti agjendën e shtetit të tij për gjashtëmujorin e parë të vitit ku Franca mban presidencën e BE-së, Macron foli edhe për çështje tjera.

Njëra prej tyre është reforma e zonës së lëvizjes së lirë e njohur si Schengen. Kosova tash e dhjetë vjet synon të hyjë në të përmes liberalizimit të vizave, që nuk po ndodh.

Franca është njëra nga vendet prijëse që nuk po japin pëlqimin politik që kosovarëve t’u hiqet regjimi i vizave.

“Ne do të synojmë në reformimin e zonës së lëvizjes së lirë Shengen, që është baza e idesë e premtimit tonë origjinal evropian për lëvizje të lirë. Kjo i bie mbrojtja e kufijve tanë të jashtëm. Këtu përfshihet të kemi një forcë të reagimit të shpejtë ndërqeveritare që mbështetet nga vendet anëtare.”

Fjalimi, bashkë me sesionin e pyetjeve nga deputetët në PE, ka zgjatur afër tri orë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.