Macron: Kushtet e Putinit për armëpushim janë të papranueshme NULL NULL 10.03.2022 19:08 10.03.2022 19:08 Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se kushtet e vendosura nga homologu i tij rus, Vladimir Putin, për një armë pushim në Ukrainë s’janë të pranueshme për askënd “Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim,” u tha Macron gazetarëve në Versajë përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian që do të përqendrohet në pushtimin rus të Ukrainës, zgjidhjet për rritjen e çmimeve të energjisë, gazit, naftës si dhe varësinë më të pakët nga Rusia Presidenti francez më tej tha se është optimist për një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në orët e ardhshme, por shtoi se duhet të jetë edhe realist, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Tutje, Macron tha se lufta në Ukrainë është një tragjedi njerëzore, politike e humanitare, por edhe do të çojë në ripërcaktimin e plotë të arkitekturës së Evropës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë