Macron kundër ndryshimit të “regjimit të Iranit” përmes mjeteve ushtarake: Do të çonte në kaos NULL NULL 17.06.2025 23:44 17.06.2025 23:44 Presidenti francez, Emmanuek Macron, tha se është kundër përpjekjeve për ta ndryshuar “regjimin e Iranit” përmes mjeteve ushtarake. Macron u shpreh se një gjë e tillë do të çonte në Kaos, teksa u shpreh se Franca do të mbështeste një armëpushim në mes Izraelit dhe Iranit. “Unë besoj se gabimi më i madh sot është të kërkohet një ndryshim regjimi në Iran përmes mjeteve ushtarake, sepse kjo do të çonte në kaos”. “Përgjegjësia jonë është të rifillojmë diskutimet sa më shpejt të jetë e mundur për të rikthyer një kornizë dhe për t’i trajtuar çështjet bërthamore dhe balistike. Kjo është ajo që Franca ka bërë vazhdimisht gjatë 10 viteve të fundit” tha Macron, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Gjatë ditës, presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një postimi në “Truth Social” tha se tashmë kanë kontroll të plotë mbi hapësiren ajrore të Iranit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Policia në Graz: 21 vjeçari që kreu sulmin ishte i fiksuar pas të shtënave, në shtëpi iu gjet edhe eksploziv 17/06/2025
Lajme Ish-shefi i shërbimit sekret britanik: Veç Amerika ka kapacitet ta godas Iranin thellë nën tokë 17/06/2025