Macja e gruas britanike feston sot ditëlindjen e 32-të NULL NULL 01.06.2023 19:29 01.06.2023 19:29 Një kafshë shtëpiake që sot feston ditëlindjen e saj të 32-të në Britani, mund të jetë macja më e vjetër e gjallë në botë. Lila Brissett, 71-vjeçare nga Norwich i Anglisë tha se macja e saj, Rosie, ka lindur më 1 qershor 1991 dhe po feston ditëlindjen e saj të 32-të të enjten me një tortë me salmon të përgatitur nga një pronar lokali i një kafeneje macesh. “Ajo e ka ngrënë gjysmën e tortës së salmonit tashmë — pres që të zgjohet në drekë dhe të hajë pjesën tjetër”, tha Brissett për Norwich Evening News, transmeton Klan Kosova. Brissett e adoptoi Rosie-n kur ajo ishte vetëm kotele dhe tha se macja ka qenë tek veterineri vetëm dy herë – një herë për t’u sterilizuar në vitin 1991 dhe herën e dytë rreth pesë vjet më parë për t’u trajtuar për një kist. Brissett tresoi se ka qenë në kontakt me zyrtarët e Guinness-it për certifikimin e Rosie si macja më e vjetër që jeton. Mbajtësja aktuale e rekordeve, një banore tjetër e Anglisë e quajtur Flossie, ishte 26 vjeç e 316 ditë kur u certifikua në nëntor 2022. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.