Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ma ka ofendu babën e smutë, kurr s’ia fali…”/ I biri e çon në gjyq mjekun që ia operoi babain (VIDEO)

NULL NULL
nga Florentina Hoti 01.07.2025 19:46

Një operacion dhe një gabim gjatë tij, familja Krasniqi thotë se ua shtyu të atin drejt vdekjes.

Kur gjendja e babait po shkonte gjithmonë e më keq, Bekim Krasniqi thotë se nuk kishte asgjë tjetër në mendje pos shëndetit të tij.

Mirëpo një takim i urologut që kreu operacionin e babait të tij sa ishte gjallë, Bekimi tha se që një pikë kthese, raporton Kiks Kosova.

Sipas tij, sjellja e urologut Fatos Shukriu qe arrogante dhe ofenduese ndaj të atit të tij në gjendje të rënduar shëndetësore, andaj pikërisht aty ai vendosi që të bëmat e tij do i dërgojë drejt gjykatës.

Atë sjellje të asaj dite, Bekimi thotë se nuk ia fali kurrë urologut.

Pasi Bekimi kishte zgjedhur që të bëjë kallëzim penal e të akuzojë urologun për “Trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”, për KIKS Kosovën ai tha se urologu Shukriu i ofroi para që të e ndalë atë proces.

Për KIKS Kosovën, Bekimi thotë se ndjehet i zhgënjyer nga institucionet e drejtësisë.

Ai shton se bashkë me avokatin kanë hasur në një sërë parregullsish në këtë proces që po e realizon tash e gati dy vjet Prokuroria Themelore në Prizren.

Shqetësim të madh i kishte dhënë Bekimit e familjes Krasniqi informacioni kur panë se ekspertizën mjekësore e kishte përpiluar një mjek i cili kishte qenë i dënuar më parë për trajtim të pandërgjegjshëm.

Sipas Bekimit, atij po i mohohet edhe takimi dhe bisedimi me prokurorin e çështjes, për t’u informuar se ku qëndron e gjithë puna.

Për KIKS Kosovën, ai thekson se krejt çka po kërkon është drejtësia për të atin.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.