Lyoni në finale të Kupës së Francës NULL NULL 02.04.2024 23:18 02.04.2024 23:18 Lyoni ka kaluar në finale të Kupës së Francës, pasi mposhti Valenciennesin, me rezultat 3-0. Golin e parë në ndeshje e shënoi Alexandre Lacazette, në minutën e 51’, i cili ishte i saktë nga penaltia. Lacazette realizoi edhe njëherë tjetër në minutën e 57’, për ta dyfishuar epërsinë, me një gol të bukur. Gift Orban me një gol në minutën e 75’, vulosi fitoren e Lyonit me rezultatin përfundimtar 3-0. Lyoni në finale e pret fituesin e gjysmëfinales Paris Saint-Germain-Rennes, ndeshje e cila zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 21:10. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Dembele nderoi Diogo Jotën me një festim emocional në fitoren kundër Bayern Munich 06/07/2025