LVV në Skenderaj bën homazhe në nderim të të rënëve në Polac NULL NULL 07.04.2023 12:17 07.04.2023 12:17 Anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj kanë bërë sot homazhe në nderim dhe përkujtim të dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac, pranë Lapidarit dhe varrezave ku pushojnë trupat e të rënëve. “Liria jonë është paguar shtrenjtë dhe sakrifica e popullit tonë për liri është e madhe. Përvjetorët gjatë gjithë vitit tregojnë më së miri sakrificën e popullit tonë për liri dhe përpjekjet e vazhdueshme që duhet të bëjmë për të realizuar amanetin e tyre”, ka shkruar LVV – Skënderaj në një postim në Facebook. “Lavdi të rënëve të fshatit Polac. Lavdi gjithë të rënëve për Liri”, është shkruar tutje në postim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025