LVV-ja nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur nga opozita nesër (VIDEO) NULL NULL 23.10.2024 18:49 23.10.2024 18:49 Kuvendi i Kosovës Kuvendi i Kosovës sot ka njoftuar se është miratuar kërkesa e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili mblodhi 43 nënshkrime për seancë të jashtëzakonshme. Për këtë seancë në DPT Fidani sot është pyetur deputeti i LVV-së, Dimal Basha, i cili ka thënë se nuk do të marrin pjesë. “Jo nuk kemi ndërruar qëndrim, arsyeja e para është ata janë duke bërë tubime politike në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kuvendi rolin e ka legjislativ, edhe i thyhet për t’u votuar ligje aty, në fund ligjet vijnë për t’u votuar në seanca”, ka thënë Basha. Duke shtuar se opozita nuk ka votuar ligje dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas njoftimit të kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për nesër me fillim nga ora 12:00. “Rendi i ditës: Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit. Kjo do të jetë seanca e katërt e jashtëzakonshme rresht që thirret nga opozita, për siç thonë ata, skandalet e qeverisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 23 minuta më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 3 orë më parë