Lutfi Haziri rikonfirmohet kryetar dege NULL NULL 15.05.2015 18:46 15.05.2015 18:46 Lufti Haziri u rikonfirmua kryetar dege në Gjilan duke marrë të gjitha 101 votat e delegatëve. Kuvendi i tetë zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan rikonfirmoi Lutfi Hazirin si kryetar dege. Të gjithë 101 delegatët votuan për vazhdimin e mandatit të Lutës në krye të degës. Pas marrjes së besimit, kryetari i Gjilanit tha para delegatëve se komuna po fuqizohet edhe në nivel vendi. “Jemi në rrugë të mbarë që LDK ta forcojmë në rrugën e drejtë rugoviane dhe inkuadrimi i shumë kuadrove të reja, përkrahja dhe mbështetja e madhe që po na jepet në teren dëshmojnë qartë se LDK po forcohet dhe po fuqizohet”. LDK-ja është në proces të brendshëm zgjedhor në të gjitha njësitë dhe nivelet partiake, kuvend që shpeshherë është shoqëruar me akuza e kundërakuza. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 4 orë më parë