Lutfi Haziri: Në Gjilan do të investohen 22 milionë euro në 2016 NULL NULL 12/11/2015 12/11/2015 Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në konferencën për media të mbajtur të enjten ka paraqitur vlug të madh të punëve në të gjitha sektoret për 9-mujorin e punës së këtij viti. “Gjatë këtij nëntë-mujori të punës, Komuna e Gjilanit ka kaluar gjithë agjendën dhe kalendarin e vet të punës në mënyrë të programuar dhe sipas këtij programi ne kemi arritur ta realizojmë pjesën më të madhe të punëve publike, që përfshin të gjitha kategoritë e shërbimeve, kartelës sociale, e cila është duke u rinovuar dhe duke u adaptuar në përputhje me ligjin. Lajmi i mirë është se kartela sociale në Gjilan është duke u zvogëluar e që përshihen tri kategori”, ka thënë Haziri. Ai tha se për çdo kontraktor siç është Komisioni Europian dhe organizatat tjera, Komuna e ke kushtëzuar pjesëmarrjen e punëtorëve nga qendra për punësimit. Haziri tha se sipas shënimeve, Komuna e ka trendin e njejtë të ambientit ekonomik me vitin e kaluar, në regjistrimin e bizneseve të reja, krijimin e kushteve për zhvillim lokal ekonomik, numri i mbi 860 të punësuarve brenda këtij viti, që sipas tij është trend pozitiv, por jo i kënaqshëm për nevojat e Komunës së Gjilanit. Haziri ka folur edhe për punën e madhe që është bërë në ofrimin e shërbimeve të qytetarëve në shërbim civil. “Përveç shërbimeve online që po shfrytëzohen edhe nga qytetarët e Gjilanit dhe nga jashtë, Komuna ka aplikuar tri shërbime më të shpejta në shërbim civil, sic është “One Stop Shop” i cili do të përfundoj këtë vit duke integruar edhe shërbimet kadastrale brenda objektit të njejtë, pastaj kemi ofruar shërbimin e pagesës brenda objektit dhe kemi aplikuar metodën e punës nga distanca”, tha Haziri, transmeton Klan Kosova. Kreu i Gjilanit tha se arsimi dhe shëndetësia, si dy prioritetet e Komunës së Gjilanit, kanë treguar rezultate tejet pozitive gjatë këtij 9-mujori. “Kemi progres edhe në kuptimin e disiplinës në punë, vijueshmërisë dhe në kuptimin e zgjidhjeve të avarive. QKMF dhe shëndetësia primare, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po e përmbyllin shtrirjen e organizimit primar në tërë territorin e Komunës së Gjilanit. Në sistemin e arsimit edhe më tutje ballafaqohemi me probleme buxhetore si pasojë e mbipunësimit që ne e kemi trashëguar dhe po mundohemi ta zgjidhim me Ministrinë e Financave”, u shpreh i pari i gjilanasve. Kryetari i Gjilanit paralajmëroi se shumë shpejt do të filloj ndërtimi e dy çerdheve, njëra në lagjen “Dardania” dhe tjetra në lagjen “Arbëria”, ndërkaq ka konfirmuar se sot do të nënshkruhet kontrata përmes partneritetit publiko-privat për ndërtimin e kampusit të shkollave të mesme. “Sot do të nënshkruhet kontrata me operatorin i cili ka dalë përfitues i ofertës publike në partneritetin publiko-privat, në një plan dinamik që do të filloj ndërtimi i Kampusit të shkollave të mesme në Gjilan, i cili nënkupton organizimin e të gjitha shkollave të mesme, rindarja e shkollave sipas profesioneve dhe drejtime, ambient i mbyllur për arsimtarë, nxënës dhe prindër, dhe një infrastrukturë e cila ofron të gjitha kushtet moderne të mësimnxënies, reaktivitetit dhe aktivitetet tjera argëtuese e sportive për nxënësit. Paralelisht, kemi filluar me ndarjen e Universitetit dhe objekti i shkollave të mesme, ku ky institucion duhet të kaloj në kampusin universitar në kazermën e FSK-së”, ka deklaruar para gazetarëve kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Ai ka vënë në theks se shumicën e të hyrave komunale i kanë orientuar në ndërtimin e infrastrukturës, e cila përfshinë kanalizime, ujësjellës dhe ndërtim të rrugëve. “Tashmë ka nisur ndërtimi i aksit Gjilan-Bujanoc, në vitin e ardhshëm do të nis ndërtimi i hyrje-daljeve Gjilan-Prishtinë dhe Gjilan-Ferizaj. Ndërkaq, ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Bresalc-Dheu i Bardhë, do të bëhet me buxhet qind për qind të qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haziri. Në konferencën e të enjtes, Haziri ka paralajmëruar se me ndihmën e partnerëve, investimet në infrastrukturë në vitin 2016 kapin shifrën e mbi 22 milionë euro. Në këtë konferencën për media, kreu i Gjilanit tha se Komuna po konkurron edhe në programe të reja me KE, duke shfaqur besimin se edhe për vitin e ardhshëm Gjilani do të jetë përfitues i disa programeve nga ky institucion me relevancë shumë të madhe. Krejt në fund, kryetari Haziri ka konfirmuar se nga nesër sektori i kulturës, rinisë dhe sportit do të dekoncentrohen edhe formalisht nga varshmëria dhe mënyra e organizimit të deritanishëm. “Do të krijohet buxhetim dhe emërimet në krye të këtyre njësive do të jenë njerëz nga jashtë stafit, por nga sektoret fushat që do t’i menaxhojnë. Përgjegjësi i sportit prej komunitetit të sportit, ai i kulturës nga komuniteti i kulturës e kështu me radhë. Të gjitha këto ndryshime dhe lëvizje do të jenë në funksion të efikasitetit dhe rritjes së shërbimit më të mirë për qytetarët”, ka përfunduar Haziri.
Lajme Divizioni Ajror i SHBA-së dërgohet në Evropë pasi Kremlini thotë se Rusia e NATO janë në luftë 1 minutë më parë
Kosova Sofra e Drenicës me bashkatdhetarë, Nura: Të bashkuar si në kohërat e vështira (FOTO) 19 minuta më parë
Kosova ‘’Lërini fëmijët të qetë!’’ – avokati del me sqarim juridik rreth Udhëzimit Administrativ mbi bartjen e mbulesës 27 minuta më parë