Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lutfi Haziri ftohet për vizitë në Bujanoc më 28 nëntor

NULL NULL
29.10.2018 19:46

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi bëri të ditur se kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihu dhe kryetarin e Lëvizjës së Progresit Demokratik, Shqipërim Musliun, njofton Klan Kosova.

“Në takim, kreu i Gjilanit ka konfirmuar se në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2019”, do të organizohet akademi përkujtimore në 1-vjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjilanit.

Në fund të këtij takimi të dy përfaqësuesit politikë të Bujanocit kanë shfrytëzuar rastin që ta ftojnë kryetarin Haziri për vizitë në Bujanoc me rastin e shënimit të 28 nëntorit.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.