Lushtaku pret nesër qytetarët e Skenderajt në takim të hapur NULL NULL 30.09.2025 20:46 30.09.2025 20:46 Qytetarët e Skenderajt, nesër do të kenë mundësinë të takojnë dhe bisedojnë drejtpërdrejt me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Sami Lushtakun. Takimi me të është planifikuar të zhvillohet në zyrën e PDK-së në Skenderaj, nga ora 10.00 deri në 13.00, transmeton klankosova.tv. Gjatë takimit, kandidati i PDK-së për këtë komunë, do të dëgjojë shqetësimet, kërkesat dhe sugjerimet e qytetarëve për zhvillimin e mëtejshëm të qytetit. Derisa dhe do të prezantojë edhe vizionin e tij për të ardhmen e Skenderajt, duke diskutuar për përmirësimin e infrastrukturës, sigurisë, mundësitë e punësimit dhe mbështetje për sektorët e ndryshëm ekonomikë dhe socialë.