Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lushtaku për Haxhiun e Nagavcin: Shpresoj që nuk keni ardhur nën ndikim të alkoolit nga ndeja

NULL NULL
03.03.2023 02:11
Mergim Lushtaku

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, ka ironizuar me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe atë të Arsimit, Arbërie Nagavci, që u bashkuan në seancë pas një ndeje në një lokal nate në Prishtinë.

Lushtaku, gjatë fjalës së tij në Kuvend, tha se shpreson që ministret nuk janë nën ndikimin e alkoolit, njofton Klankosova.tv.

Madje, Lushtaku tha se duhet t’ju kërkojnë falje ministreve që ua ndërprenë një ndejë mbase shumë të rëndësishme.

“Ju kërkojmë falje që ua kemi prishur ndejën ku e kanë pasur në “Ministrinë e Kënaqësisë”, mbase ka qenë ndeje e rëndësishme shpresoj që nuk keni ardhur nën ndikimin e alkoolit”, tha Lushtaku.

Kujtojmë se Haxhiu e Nagavci shkuan në Kuvend pas orës 23:00 teksa seanca e thirrur për në ora 22:00 nisi në 22:15,

Klankosova.tv siguroi pamje nga qëndrimi i ministreve në një lokal e edhe të përgatitjeve të tyre për të shkuar në kuvend.

Rrini të informuar duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

Pas raportimit të Klankosova.tv, Haxhiu e Nagavci lënë ndejën dhe shkojnë në Kuvend (VIDEO)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.