Lushtaku: Fitoren ia dedikoj Thaçit dhe Veselit NULL NULL 17.10.2021 22:16 17.10.2021 22:16 Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës Sami Lushtaku, tha se fitoren në këto zgjedhje lokale ia dedikon ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli. Lushtaku me këtë ka uruar për fitoren e PDK-së në Skenderaj. “Urime fitorja Skenderaj. Ju falënderoj nga zemra për këtë mbështetje madhështore! Këtë fitore ja dedikojmë Presidentit Hashim Thaçi e kryetarit Kadri Veseli”. Sipas rezultateve të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve Partia Demokratike e Kosovës dhe kandidati i saj Fadil Nura po prin bindshëm me 58,99% të votave, ndërkaq Bekim Jashari është i dyti me 37,80%. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë