Lushaku-Sadriu: VV-ja pushtetin e sheh si mundësi për të bllokuar projekte të partive tjera NULL NULL 12.03.2025 18:55 12.03.2025 18:55 Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka komentuar reagimin e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku rreth çështjes së formimit të qeverisë së re të Kosovës. Lushaku-Sadriu, që është edhe kryetare e Forumit të Gruas në LDK, qeverinë aktuale e ka quajtur “qeveri bllokadash”. Këtë epitet ia dha pas ndalimit të punimeve të sotme në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë. “Qeveri bllokadash! Ministri Hajrullah Çeku sot komentoi për fituesit e zgjedhjeve, por në të njëjtën kohë dha urdhër për t’i ndaluar punimet në projektin e Sheshit ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë”, tha zyrtarja ajo. Të jesh fitues i zgjedhjeve, Lushaku-Sadriu tha se “nuk do të thotë të kesh të drejtën të bllokosh projekte në nivele komunale, mbasi partia jote nuk qeveris në atë komunë”. “Ky veprim i Ministrit Çeku tregon më së miri se si e kuptojnë pushtetin në VV: pra, si një mundësi për të bllokuar çdo iniciativë dhe projekt të partive të tjera, qoftë edhe nëse me këtë i ndëshkojnë qytetarët e këtij vendi, në këtë rast të kryeqytetit të Kosovës”. “Fakti që ata e përkthejnë pushtetin në një mjet për të penguar zhvillimin e projekteve për qytetarët e Kosovës është një tregues i qartë i mënyrës se si kjo Qeveri e Vetëvendosjes e përdor pushtetin për interesa të ngushta partiake”. “Kjo është një dëshmi e plotë e mentalitetit që dominon në VV: bllokada dhe pengesa për çdo iniciativë që nuk është e tyre. Për keqardhje”, tha Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 23/06/2025
Kosova Kuvendi ende pa Zot shtëpie, kush e ka fajin? – Mimoza Kusari-Lila sot në “DPT te Fidani” 23/06/2025