Lushaku për testin e maturës: Garë e padrejtë ku mashtrimi shpërblehet NULL NULL 24.06.2025 11:08 24.06.2025 11:08 Deputetja e betuar nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku ka thënë se testi i maturës ka humbur kuptimin tash për shkak të siç tha ajo menaxhimit të dobët nga Ministria e Arsimit, Teknologjisë e Inovacionit. Ajo në një postim në Facebook shkruar se manipulimi dhe kopjimi po e bëjnë të pavlefshëm rezultatin e këtij Testi! “Nuk është më një vlerësim i dijes, as sfidë teknike, por një garë e padrejtë, ku mashtrimi po shpërblehet. Dhe kjo situatë po përsëritet çdo vit!” “Ministrja e Arsimit në detyrë duhet të jep përgjegjësi! Nën udhëheqjen e saj ky Test është kthyer në një proces të turpshëm, ku mbizotëron kaosi dhe mashtrimi. Ajo dhe stafi i saj duhet të tregojnë se pse nuk janë marrë masa për menaxhim të sigurt teknik? Pse nuk është garantuar mbikëqyrja dhe menaxhimi i pyetjeve në formë të sigurt? Pse po hesht, ndërsa testet qarkulluan në rrjete sociale? Heshtja e MASHTI-t është fajësi! “ “Sot, nxënësit e ndershëm janë në ankth. Prindërit janë të zhgënjyer. Mësuesit pa zë. Dhe shteti po heshtë e po i lë fëmijët në dorë të fatit”. “Fëmijët tanë meritojnë arsim që shpërblen DIJEN, e jo mashtrimin”, shkruan Lushaku, transmeton Klankosova.tv. Të shtunën, më 21 qershor, 18 mijë e 800 maturantë iu nënshtruan Provimit të Maturës Shtetërore. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kosova thyen rekord botëror, bëhet shteti i parë në botë me 36 seanca kuvendi të dështuara (VIDEO) 19 orë më parë