Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lumturia lidhet edhe me motin

NULL NULL
16.09.2024 13:40
Asian woman wearing a raincoat outdoors. She is happy.

A ju bën të lumtur dita e mirë me diell, apo jeni të pikëlluar në mot me shi ? Një studim i fundit tregon se sasia kohore mes lindjes dhe perëndimit të diellit ndikon praktikisht në disponimin e çdo njeriu, edhe më shumë se faktorët tjerë si temperatura, ndotja e ajrit dhe shiu.

Ekipi hulumtues ka zbuluar se njerëzit kanë raportuar për më shumë ankth mendor kur ditët kanë qenë më të shkurtra dhe ka pasur mungesë dielli.

Pra, rezultatet tregojnë se gjatësia e dritës së diellit ka më shumë ndikim në disponimin e njerëzve sesa sasia aktuale e rrezeve të diellit që absorbohen. Për këtë konkludim, hulumtuesit i kanë ekzaminuar edhe të dhënat meteorologjike nga Universitetet e ndryshme dhe të dhënat e ndotjes së ajrit, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme