Lumir Abdixhiku, kandidat për kryetar të Prishtinës? NULL NULL 16.06.2017 14:14 16.06.2017 14:14 Lumir Abdixhiku mund të jetë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës dhe njeriu që do t’ia bëjë konkurrencën kryesore kryetarit aktual, Shpend Ahmeti. Burime të Klan Kosovës brenda LDK-së thonë se tashmë pothuajse është vendosur që Abdixhiku të jetë kandidati i tyre për kryeqytetin në zgjedhjet e ardhshme lokale që pritet të mbahen në fund të këtij viti. Abdixhiku, që s’ka më shumë se tri javë që është bërë pjesë e politikës duke iu bashkuar LDK-së, tashmë veç ka ndjerë përkrahjen e votuesve pasi, sipas raportimeve të para, ai është një nga më të votuarit në listën e LDK-AKR-së për deputet. Abdixhiku për një kohë të gjatë ka qenë kritik i madh i mënyrës së si zhvillohet politika në Kosovë. Ai përmes analizave politike e shkrimeve ka qenë prezent në mediat e Kosovës dhe gjatë asaj kohe kishte fituar përkrahës të shumtë të cilët e mbështetën në zgjedhje duke i dhënë rreth 30.000 vota, sipas rezultateve preliminare. Abdixhiku e as LDK ende s’kanë dalur me një njoftim zyrtar për kandidaturën për Prishtinën, njofton Klan Kosova. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025