Lumbardhi i Big Brother VIP Kosova ndryshon profesion? NULL NULL 04.04.2024 16:32 04.04.2024 16:32 Lumbardhi dhe Kaderi Fituesi i edicionit të dytë të formatit më të ndjekur televiziv Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu ka vënë ndjekësit e tij në mëdyshje se mund të ketë ndryshuar profesion, duke kaluar në stomatologji. Por, jo! Ani pse ai u pa duke ia rregulluar dhëmbët të dashurës së tij, me të cilën u njoftua përgjatë periudhës në BBVK2, Kaderin – për Prive, Lumbardhi tregoi se nuk ka të bëjë me diçka serioze mbi profesionin e tij. Dyshja, Lumbardh dhe Kader po vazhdojnë të shijojnë romancën e tyre që prej daljes nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, derisa dhe interesi i fansave për çiftin vijon të mbetet i lartë. Aktualisht, Lumbardhi po qëndron në Kosovë, dhe shumicën e kohës me Kaderin pranë dhe këtë më së miri e dëshmojnë fotografitë e përbashkëta që ata ndajnë në rrjetet sociale.