Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lulzim Kamberi dorëhiqet nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë

NULL NULL
22.10.2024 16:22
Bëhet përurimi i renovimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.
Bëhet përurimi i renovimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK.

Doktori Lulzim Kamberi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë.

Kjo u konfirmua në një përgjigje për Klankosova.tv nga Drejtoria e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“QKUK, ju konfirmon dorëheqjen e drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë. Së shpejti do të caktohet ud.drejtori i Klinikës”, thuhet në përgjigje.

Dorëheqja e Kamberit vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për shkak të cenimit të të drejtave në marrëdhënie të punës.

Muaj më parë, QKUK-ja ishte njoftuar lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit njësisë të kësaj klinike, njofton Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.